Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Ndalohet një person, dyshimet e para

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Ndalohet një person, dyshimet e para

13:56, 04/11/2019
A+ Aa A-

Pasi kanë kaluar tre ditë nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mësohet se policia ka shoqëruar një person që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Raportimet e para thonë se është shoqëruar një i ri nga Fushë Kruja.

Ai dyshohet se ka informuar atentatorët për lëvizjet që ka bërë Ndoja.

Deri më tani policia ka shoqëruar 40 persona për ngjarjen e rëndë.

Gazeta Mapo raporton se ky person ende nuk është në masë arresti me vendim gjykate, por po mbahet në Policinë e Durrësit, ku është marrë edhe në pyetje. I riu nga Fushë-Kruja është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga forcat “Shqiponja”.

Përveçse ka informuar për lëvizjet e prokurorit, ky person ka dyshime se ka patur rol edhe në atentatin që u bë mesditën e së premtes, ku mbeti i plagosur Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco