Ende asnjë i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Ende asnjë i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

08:14, 02/11/2019
A+ Aa A-

Nuk ka ende asnjë person të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja, shoferit Andi Maloku dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi. Madje, nuk ka ende as të dyshuar. 

Policia ka marrë në pyetje disa persona që i shoqëroi pas ngjarjes dhe grupi hetimor nisi shqyrtimin e kamerave të sigurisë, por, deri në orën 8 të mëngjesit të së shtunës nuk ka pasur zhvillime cilësore nga hetimet. Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me informacione në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes, duke telefonuar në numrin 112.

Atentati ndodhi dje, në aksin rrugor Durrës - Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30. Persona të panjohur  kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD e për pasojë janë plagosur Ndoja 44 vjeç, Maloku 30 vjeç dhe Laho, 48 vjeç. 

Shoferi Andi Maloku është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë, ndër ta prokurori, ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Ata janë marrë në mbrojtje nga Policia.

Policia e Durrësit tha se ishte vënë në ndjekje të autorëve, krehu zonën dhe në të gjitha akset rrugore që lidheshin me Durrësin ngriti pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes  u ngrit grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco