Plagosi kushëririn me thikë, arrestohet autori

Plagosi kushëririn me thikë, arrestohet autori

09:20, 28/10/2019
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë e ndodhur në Tiranë është zbardhur nga strukturat e policisë.

Eshte arrestuar R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë pasi në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco