EMRI-DETAJE/ 16-vjeçari u vetëvar në kasolle/ 'Donte të linte shkollën dhe të emigronte, familja s’e la'

EMRI-DETAJE/ 16-vjeçari u vetëvar në kasolle/ 'Donte të linte shkollën dhe të emigronte, familja s’e la'

20:37, 27/10/2019
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë nga vetëvrasja e 16-vjeçarit në fshatin Verri të Fierit. Adoleshenti u gjet sot pasdite rreth orës 16:30 i varur në kasolle.

Ndërsa hetimet për të zbardhur ngjarjen vijojnë, kanë folur për mediat banorët e zonës të cilët e njihnin familjen.

Sipas tyre, familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. I ati i viktimës merrte kemp.

Një prej fqinjve shprehet se, 16-vjeçari dëshironte të linte shkollën dhe të emigronte jashtë shtetit, por familja nuk e lejonte.

Gjergji Tashi mund të ketë përjetuar stres dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Kjo mendohet të jetë arsyeja që e ka çuar adoleshentin të kryejë vetëvrasje.

FOTO E TË NDJERIT DY VITE MË PARË:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco