EMRAT/ Arrestohen shqiptarët, shpërndanin drogë me vlerë 100 mijë pound

EMRAT/ Arrestohen shqiptarët, shpërndanin drogë me vlerë 100 mijë pound

22:01, 24/10/2019
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike, pasi u kapën duke trafikuar 1 kg kokainë.

Shqiptarët po e transportonin drohën nga Norwici drejt Londrës.

Shqiptarët e arrestuar janë Adison Neziri dhe Abedin Jata.

Ata u mbajtën në vëzhgim nga policia, pasi bënin vazhdimisht lëvizje të pakontrolluara.

Shqiptarët ndodheshin në Angli me letra jo të rregullta.

Gjatë monitorimit një nga të dyshuarit mbante një çantë.

Ai u prangos nga policia pasi ai u kthye.

Në pranga kanë përfunduar gjithsej 3 vetë, mes tyre edhe një anglez, që ka pranuar se ishte korrier droge.

Në total, sipas medias britanike, droga nëse shitej në treg, vlente 100 mijë paund.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco