Kryetari i bashkisë 'nuk zbaton' ligjin për dëbimin e një familje shqiptare

Kryetari i bashkisë 'nuk zbaton' ligjin për dëbimin e një familje shqiptare

11:06, 23/10/2019
A+ Aa A-

Paul Magnette kryetari i bashkisë së qytetit Charleroi në Belgjikë “ka thyer” ligjet e vendit, duke i dalë në krah një familje shqiptare.

Sipas medias vendase `DH.be` politikani i njohur i cili sapo është zgjedhur edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, kreu një veprim jashtëzakonisht të rrallë duke urdhëruar policinë bashkiake që të mos ekzekutonin një urdhër dëbimi për një familje shqiptare.

Rasti ka të bëjë me një familje shqiptare të vendosur në Charleroi prej 8 vitesh.

Fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje. Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt, vendosi ta riatdhesonte atë.

Ky vendim ndezi një demonstrim solidariteti javën e kaluar në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër dhe mbështetës të dy shkollave shpallën publikisht mbështetjen e tyre.

Pas kësaj kryetari i bashkisë Magnette vendosi, që të mos ekzekutojë këtë urdhër të qendrës.

"Zona jonë e policisë është subjekt i një autoriteti të dyfishtë, i prokurorit të Mbretit për atë që është gjyqësore, e imja për atë që është administrative. Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe sesa mirëmbajtja e familjes. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia", deklaroi ai duke mbrojtur vendimin e rrallë që mori në favor të familjes shqiptare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali Qaniu23/10/2019 14:27

Mire qe mendojne te huajt per shqiptaret se ketu vetem si me vjedh mendojne

E di Rama23/10/2019 11:12

Bravo. Dhe ne kemi nje femije ne kamp ne siri Alvin me duket se quhet na ndihmon dot se jemi pak larg ne distance qe ta ndihmojme..flm po e posture.

Shto koment

Denonco