Shpërthimi i makinës në Tiranë, ja kujt i përkiste mjeti, Emri

Shpërthimi i makinës në Tiranë, ja kujt i përkiste mjeti, Emri

09:28, 18/10/2019
A+ Aa A-

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë.

Policia sqaron se një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në automjetin. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Makina e cila ka shpërthyer ka qenë në pronësi të shtetasit Artion Bylyku.

Informacion Paraprak I policisë


Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco