Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Foli me një televizion në Shqipëri, ja belaja që e gjen të burgosurin shqiptar

Foli me një televizion në Shqipëri, ja belaja që e gjen të burgosurin shqiptar

20:53, 17/10/2019
A+ Aa A-

Një të burgosur shqiptar që po vuan dënimin në burgun e Hanias në ishullin e Kretës në Greqi, e ka gjetur belaja pas intervistës që ka dhënë me telefon nga burgu për televizionin Fax Neës.

Shaban Veizi foli për padrejtësitë që po i bëhen nga drejtësia greke.

Për shkak të intervistës ai është thirur menjëherë në drejtorinë e burgut në Hania, ku edhe i kanë njoftuar se i është privuar dhënia e lejes.

Shaban Veizi është dënuar me burgim të përjetshëm për trafikim të 16 kg kanabis në vitin 2004.

54 vjeç, ai është përballur dy herë më drejtësinë grëke, me 15 maj dhe 18 shtator, por pa pasur mundësinë të ketë avokat.

Nga burgu ai ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të jenë prezente për të parë se si gjykohen shqiptarët.

Dhe kështu ndodhi më 18 shtator ku shqiptari u gjykua i fundit në një sallë te boshatisur i vetëm dhe pa avokat, duke mos e lënë të flasë jo më shumë se tre minuta…

Tashmë Shaban Veizit i është marrë edhe telefoni në burgun ku po kryen dënimin si edhe i është komunikuar heqja e lejes që u jepet të dënuarve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco