Vodhën shtëpinë e Zidane, Isco-s, Morata-s, goditet banda e shqiptarëve në Madrid

Vodhën shtëpinë e Zidane, Isco-s, Morata-s, goditet banda e shqiptarëve në Madrid

09:53, 17/10/2019
A+ Aa A-

Një grup hajdutësh shqiptarë që vepronte në Spanjë është goditur nga policia e këtij vendi.

Mesohet  se banda e shqiptarëve kishte vjedhur në shtëpitë e Zidanes, Isco-s, Morata-s dhe lojtarëve të Realit e Atleticos.

Shqiptarëve iu gjet medalja e Champions-it, e Thomas Partey

Banda e shqiptarëve hynte në banesa dhe kur brenda kishte njerëz

Katër persona, anëtarë të një bande janë vënë në pranga pasi janë autorë të një sërë vjedhjesh të shtëpisë të yjeve të Realit të Madrid dhe Atleticos.

Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të "Los Blancos", Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez kishin të njëjtët autor, katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

Gjatë aksionit janë rikuperuar një numër i madh i sendeve të vjedhura, mes tyre dhe medalja e ligës së Kampionëve të Thomas Partey dhe pasaporta e tij.

Në shtëpinë e mesfushorit të Atlético de Madrid në Boadilla del Monte ishte një roje, por që nuk mundi të ndalonte bandën që të vidhte. Casemiro pësoi një vjedhje me të njëjtat karakteristika në ditën e derbit të Madridit.

Në qershor, ata hynë në shtëpinë e Alvaro Morata me gruan e tij, fëmijët e tij dhe kujdestarin e fëmijëve brenda shtëpisë. Në të njëjtin muaj, Lucas Vázquez ishte gjithashtu një viktimë. Përveç kësaj, Isco dhe Zidane u grabitën gjatë së njëjtës ditë.

Për të kryer krimet e tyre, ata vodhën makina, u ndërruar targat dhe më pas u maskuan që të mos njiheshin nga kamerat.

Përveç katër të arrestuarve, Garda Civile beson se një anëtar i pestë i saj është arratisur nga Spanja, dhe ka kërkuar që ndaj tij të ketë një urdhër arrest ndërkombëtar.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco