Policia i ndaloi, gjykata liron të gjithë banorët e Unazës së re

Policia i ndaloi, gjykata liron të gjithë banorët e Unazës së re

11:52, 16/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lirojë të gjithë banorët e Unazës së re të ndaluar nga policia 3 ditë më parë.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Kreshnik Omari.

Të gjithë personat e ndaluar nga policia janë lënë me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Prokuroria kishte kërkuar ‘arrest me burg’ për të 10 personat e ndaluar dhe vlerësimin e  ligjshëm të arrestimeve.

Ndërkaq, avokatët kanë pretenduar se ndalimet janë të paligjshme.

Si prova nga prokuroria janë paraqitur raport shërbimet e policisë dhe pamjet filmike të shfaqura në media.

Deklaratë nga gjykata penale, Flamur Noka

Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve të ‘Unazës së Re’, që i hoqën nga duart një megaaferë korruptive, ku sot ai shpresonte të kishte në llogari bankare në Amerikë, miliona euro, të përfituara nga kjo, vazhdon.

Me sa duket nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë megavjedhje dhe këtë megaskandal.

Sado të përpiqet Edi Rama së bashku me bandën e tij të nënshtrojë banorët e ‘Unazës së Re’ do ta ketë të pamundur. Ata sot kanë kauzën më të drejtë që mund të ketë qytetari në demokraci. Kauza e tyre është e shenjtë dhe qëndresa e tyre ka bërë që sot në sytë e shqiptarëve të jenë heronj të shtëpive të tyre.

Pyetje: A do të vazhdojë protesta e tyre?

Flamur Noka: Protesta e tyre do të vazhdojë depse është një protestë e ligjshme. Ata kanë njoftuar çdo ditë pranë policisë, dhe fakti që ata janë përp[jekur t’i akuzopjnë për bllokim rrugësh, është përgjegjësi e policisë, sepse policia duhej të kishte marrë masa, dhe nuk ka marrë.

E drejta e tyre është e shenjtë dhe duhet të triumfojë. Sepse koha mund të jetë sot e baktaçinjëve dhe hajdutëve, por e drejta është e shqiptarëve dhe e qytetarëve të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco