EMRI/ Arrestohet në Tiranë shqiptari i dënuar në Itali me 26 vite burg për trafik droge

EMRI/ Arrestohet në Tiranë shqiptari i dënuar në Itali me 26 vite burg për trafik droge

16:54, 11/10/2019
A+ Aa A-

Një trafikant droge i dënuar në Itali me 26 vite burgim është arrestuar në Tiranë nga Policia e Shtetit për llogari të drejtësisë italiane.

Fredi Voca ishte arratisur nga Italia edhe pse kishte një dënim për të kryer.

Ai ishte dënuar për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Vendimi për Vocan është dhënë nga Gjykata e Milanos më 21 tetor 2013.

Ai u arrestua të mërkurën në shtëpinë e tij ku u kap në befasi nga forcat e policisë.

Tashmë Voca, 45 vjeç, është në pritje të ekstradimit në Itali.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco