Krimi në Kavajë/ Shoqërohet në polici Marsida Qatja

Krimi në Kavajë/ Shoqërohet në polici Marsida Qatja

16:07, 11/10/2019
A+ Aa A-

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e Marsida Qatjas, pas vrasjes së Dritan Haxhollit dhe plagosjes së Bledar Toçit.

Qatja ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje në polici, dhe sipas prokurorisë ajo duhet të ripyetet.

Gjatë marrjes në pyetje në polici Qatja ishte shprehur se Haxholli i kërkonte marrëdhënie seksuale, ndërsa sot përpara mediave nuk e pranoi një gjë të tillë.

Po ashtu gjatë marrjes në pyetje dje Qatja ka pranuar që ka qenë përdoruese kokaine, ndërsa në intervistat e dhëna për mediat ka pretenduar të kundërtën, dhe se në shtëpinë e saj nuk është gjetur lëndë narkotike.

Gjatë një prononcimi të sotëm për mediat, Qatja u shpreh se me asnjë prej personave të përfshirë në konflikt nuk kishte marrëdhënie intime, dhe Toçit i kishte kërkuar ndihmë që të mund të mbante larg Haxhollin pasi ky i fundit e kërcënonte.

Marsida Qatja u shpreh se Toçi duhet të merrte ngritje në detyrë, pasi falë ndërhyrjes së tij kishtë shpëtuar nga vdekja dhe fëmija i saj 2-vjeçar, të cilit 41-vjeçari Haxholli i kishte drejtuar armën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco