Nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit/ Zbulohen emrat e viktimave në Pogradec

Nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit/ Zbulohen emrat e viktimave në Pogradec

19:34, 06/10/2019
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Alarup, në Pogradec, ku nënë e bijë u mbytën në rezervuarin e fshatit.

Sipas asaj që mëson Syri.net, nëna që humbi jetën në tentativë për të shpëtuar vajzën e saj 10 vjeçare quhet Liri Manzelli.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se, vajza e vogël 10 vjeçe, E.Mazelli, ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nënë ka hyrë për ta shpëtuar, por kjo përpjekje ka rezultuar fatale edhe për të dhe vajzën e saj të mitur.

Sipas gazetarit të Syri TV në Pograec, në vendngjarje kanë qenë 7 pjesëtarë të së njëjtës familje, 5 femijë, të pesta femra, më e vogla 1 vjeç. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco