Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

E pazakontë! Policia rrethon Ambasadën italiane në Tiranë dhe i bie pa pushim sirenave!

E pazakontë! Policia rrethon Ambasadën italiane në Tiranë dhe i bie pa pushim sirenave!

11:04, 06/10/2019
A+ Aa A-

Një situatë e pazakontë është krijuar sot para Ambasadës italiane në Tiranë. Policë me sirena ndezur kanë rrethuar selinë diplomatike duke ngjallur habinë e madhe të kalimtarëve.

Por shpejt mësohet se Policia e Shtetit kishte vendosur të solidarizohej me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë. Ndaj paraditen e sotme, Policia zgjodhi këtë formë për t'u shprehur, përpara Ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë mbajtën drejtqëndrim për një minutë, ndërkohë që i mbanin ndezur sirenat e automjeteve të tyre.

Ambasadori italian Alberto Cutillo ka reaguar dhe ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Goni 06/10/2019 14:26

Respekt per keta polica dhe ngushëllime familjeve te policave ne Trieste

Filon06/10/2019 12:13

veç për lepirje bythe janë këta motëq...

Ibn Haldun06/10/2019 11:45

cdo gje qe ka lidhje me krishterimin me kujton Suren Merjem, sidomos ajetet per Zekerian a.s. dhe Merjemen r.a.

Shto koment

Denonco