Mister! Gjendet i braktisur në Shëngjin, jahti i një milioneri turk

Mister! Gjendet i braktisur në Shëngjin, jahti i një milioneri turk

12:11, 07/09/2019
A+ Aa A-

Është gjetur një jaht luksoz nga policia kufitare e Shëngjinit ditën e sotme. Jahti u gjet me dy motorrat e ndezur dhe po lundronte në momentin kur është gjetur  nga një peshkarexhe e cila e rimorkoi deri në Shëngjin.

 Jahti ishte i tipit 'Catamaran’   i gjatë 13 metra dhe i përket një milionieri turk pasi u gjetën pasaporta e pronarit si dhe dokumentacione të tjera.

Jahti është ankoruar në portin e Shëngjinit dhe kanë nisur hetimet nga policia për të zbuluar se ku ndodhet shtetasi turk që iu gjeten pasaportat në jaht.

Dhe një nga pistat e hetimit është ajo e një mbytjeje apo vrasje të shtetasit turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco