Arrestohet me qëllim ekstradimi 45 vjeçari nga Kurbini

Arrestohet me qëllim ekstradimi 45 vjeçari nga Kurbini

09:17, 04/09/2019
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali një 45 vjeçar nga Kurbini.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale " Trafik droge në bashkëpunim" parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.

Ja njoftimi I plotë i policisë:

Kurbin / Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, lokalizojnë dhe kapin një tjetër shtetas shqiptar të dënuar nga Legjislacioni Italian për " Trafik droge" , me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar profesionale, lokalizuan dhe kapen duke e arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar

• A.(A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale " Trafik droge në bashkëpunim" parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco