Serbët sulmojnë autobusin me shqiptarë Foto Ilustruese

Serbët sulmojnë autobusin me shqiptarë

08:16, 25/08/2019
A+ Aa A-

Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë. Me këtë autobus po udhëtonin shqiptarët e Kosovës, të cilat  kishin si destinacion final disa qytete të shtetit gjerman. Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i parë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raportojnë mediat kosovare.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë. Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti25/08/2019 08:49

tani mund te kemi lufte serbi kosove

Shto koment

Denonco