FOTO/ Ja kush është i plagosuri i sotëm në Tiranë, çfarë tha pronari i vilës në polici

FOTO/ Ja kush është i plagosuri i sotëm në Tiranë, çfarë tha pronari i vilës në polici

18:48, 22/08/2019
A+ Aa A-

Policia ka zbardhur emrin e punëtorit i cili u gjend i plagosur me një plumb në kokë ditën e sotme ndërsa punonte për riparimin e kondicionerëve në një vilë trekatëshe në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në Tiranë.

Ai është Indrit Çelaj, 26 vjeç, i cili u qëllua nga shtetasi L. V, pas një konflikti të çastit, ndërkohë që ky i fundit është shpallur në kërkim.

Çelaj ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të personit me inicialet B.K. Ndërkohë policia ende nuk jep informacione nëse edhe autori ishte një nga punëtorët që po punonte në vilën në rikonstruksion, apo nëse është person që ka ardhur me qëllimin për ta vrarë 26-vjeçarin.

"Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje", thotë policia në një njoftim paraprak.

Çelaj punonte si teknik në kondicionimin, montimin, riparimin dhe aspirimin e ambienteteve dhe ishte marrë në punë nga pronari i vilës shtetasi B.K

Ky i fundit ishte me pushime në momentin kur ndodhi ngjarja.

Ai është kthyer dhe ka dhënë dëshminë e tij në polici, por deri më tani nuk rezulton të ketë lidhje me ngjarjen, e cila mesa duket është një konflikt midis vetë punëtorit dhe autorit të shpallur tashmë në kërkim.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco