Përfituan 3,7 mln euro, gjykata jep masat për punonjësit e ‘Besës’

Përfituan 3,7 mln euro, gjykata jep masat për punonjësit e ‘Besës’

15:22, 22/08/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për shtatë punonjësit e fondacionit  financiar  “Besa”, të cilat u arrestuan një ditë më parë për akuzën e mashtrimit dhe përfitimit të shumës 3,7 milionë euro, me anë të skemës së kredive fiktive.

Kështu gjykata ka caktuar masën arrest me burg për punonjëset; Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, kurse për Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso  është caktuar masa e sigurtisë “arrest shtëpie”.

Ndërkohë që vazhdojnë hetimet intensive për evidentimin e përmasave të kësaj skeme mashtrimi dhe përftimit nëpërmjet këtyre kredive fiktive

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco