Makina përfundon në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin

Makina përfundon në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin

19:11, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në Cërrik, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në një lokal ku po drekonin një familje.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit’, ku drejtuesi i mjetit shtetasi J. S., 38 vjeç, mësohet se ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfundur në një lokal.  

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Drejtuesi i mjetit është larguar mënjëherë nga vendngjarja, por është ndaluar më vonë nga Policia.

Cërrik

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.

Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco