FOTO/ Tragjedia, i riu shqiptar përplasjet për vdekje pak ditë para 20-vjetorit

FOTO/ Tragjedia, i riu shqiptar përplasjet për vdekje pak ditë para 20-vjetorit

12:21, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një aksident tragjik në Valverde, Cesenatico, i ka marrë jetën një të riu shqiptar që vetëm pas pak ditësh do të mbushte 20 vjeç.

I riu, resident në Cesenatico, ishte duke shkuar në punë në Cervia me motorin e tij kur u godit nga një furgon Fiat Ducato, pak metra larg vendbanimit.

Përplasja me furgonin rezultoi fatale për shqiptarin, ndërkohë që policia ndaloi shoferin, një vendas 37-vjeçar, i cili rezultoi negativ në testin e alkoolit.

Agjentët kanë vërtetuar edhe që shoferi i furgonit nuk ka qenë duke përdorur telefonin në momentin e incidentit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco