Ndalohen ‘emigrantët tranzit’, kapen 3 në Korçë dhe 2 në Pogradec

Ndalohen ‘emigrantët tranzit’, kapen 3 në Korçë dhe 2 në Pogradec

15:28, 15/08/2019
A+ Aa A-

Policia kufitare e Korçës ka ndaluar 3 emigrantë të paligjshëm në kufirin shqiptaro-grek. Raportohet se emigrantët e ndaluar janë të kombësisë siriane dhe algjeriane.

Ata u ndaluan në afërsi të fshatit Trestenik, ndërsa pas intervistimit dhe kryerjes se procedurave nga policia kufitare, emigrantet u kthyen  sërish në Greqi.

Ndërkohë po gjatë ditës së sotme në Pogradec janë ndaluar edhe dy emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht përmes kufirit të gjelbër.

Emigrantët i kanë shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit, por janë ndaluar nga blutë e Pogradecit teksa përpiqeshin të gjenin mjet transporti, për te udhëtuar drejt Tiranës, me destinacion final Malin  e Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco