‘Arrest me burg’ për vrasësit e dyshuar të Florian Selimit, të pandehurit nuk pranojnë krimin

‘Arrest me burg’ për vrasësit e dyshuar të Florian Selimit, të pandehurit nuk pranojnë krimin

13:05, 15/08/2019
A+ Aa A-

Gjykata ka dhënë sot masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimi nga Sulaj i Fierit, por mësohet se dy të rinjte nuk e kanë pranuar akuzën që rëndon mbi ta.

K. M 20 vjec dhe S. S 26 vjec, janë dy të dyshuarit kryesor të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës,  të cilët kanë hyrë sot ne Gjykaten e Fierit rreth orës 11.30 nën masa të forta sigurie.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të së dieles që lame pas, në fshatin Hamil, në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet në një kanal mëngjesin e së hënës.

Nuk ka ende një shkak konkret për ngjarjen, ndërsa policia u mjaftua me një njoftim ku shprehej se vrasja kishte ndodhur për motive banale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco