Një 64-vjeçare që mashtronte biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, është arrestuar.
Në pranga ra shtetasja Violeta Petro, banuese në Tiranë, pas seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, mori kallëzime nga disa pronarë të disa bizneseve.
Ata akuzuan 64-vjeçaren se nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.
"V. P., 64-vjeç prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi,"-raporton policia.
Mësohet se në grackën e saj ka rënë dhe vëllai i drejtorit të policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj.
Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
© SYRI.net
Kur hajduti vjedh hajdutin, shejtani zgërdhihet. Pare Revani me sherbet.