Detaje të reja/ Burri e qëlloi mizorisht gruan, zbulohet dinamika e plotë krimit në Durrës

Detaje të reja/ Burri e qëlloi mizorisht gruan, zbulohet dinamika e plotë krimit në Durrës

17:52, 19/07/2019
A+ Aa A-

Janë zbuluar të tjera detaje nga krimi i rëndë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Spitallës në Durrës, ku Ardian Kuka 40 vjeç, vrau me thikë gruan e tij Azbije Kuka 36 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, bashkëshorti vrasës e kishte dhunuar edhe më herët gruan e tij.

Kjo e fundit e kishte denoncuar në polici, ku kishte mundur të merrte edhe një Urdhër Mbrojtje.

Bashkëshorti duhet ti qëndronte larg banesës ku qëndronte gruaja e tij bashkë me fëmijën 10 vjeçar.

Por sot në drekë ai ka shkuar në banesë duke u konfliktuar në prani të fëmijës 10 vjeçar.  Gjatë sherrit djali është shkëputur dhe ka shkuar te dajat e tij.

Ku kanë mbërritur në shtëpi ata e kanë gjetur të afërmen e tyre të shtrirë në tokë me 5-6 plagë thike në kraharor pranë zemrës.

Azbijë Kuka është dërguar menjëherë në spital, ndërsa bashkëshorti i saj që punon si shofer ishte larguar nga vendngjarja.

Ai që ka përjetuar më rëndë ngjarjen është djali 10 vjeçar i cili më lot në syka kërkuar të ëmën në spital.

Djali i mitur është marrë nga tezja e tij dhe është larguar nga spitali.

Nga dinamika e ngjarjes krimi ka qenë brutal.

Megjithë luftën e mjekëve për ta shpëtuar gruan, ka qenë e pamundur për shkak të plagëve të shumta.

Burri e ka qëlluar disa herë përballë.

Një ndër shkaqet e këtij krimi dyshohet të jetë xhelozia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco