Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet plotësisht banesa

Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet plotësisht banesa

20:56, 17/07/2019
A+ Aa A-

Një tjetër shpërthim i fuqishëm bombole gazi ka ndodhur në një familje, i treti në dy ditët e fundit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Drashovicë të Vlorës.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar rëndë ndërkohë që mësohet se banesa është shkrumbuar plotësisht nga shpërthimi i fuqishëm e bombolës së gazit.

‘Policia e Vlorës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, ku për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimorë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes. Vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.’

Ndërsa mëngjesin e sotëm në 05:53, në Selenicë të Vlorës mori flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të gazit. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar çifti i bashkëshortëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco