Arrestohet laçiani, përndiqte dhe dhunonte ish-të dashurën

Arrestohet laçiani, përndiqte dhe dhunonte ish-të dashurën

18:20, 16/07/2019
A+ Aa A-

Një 36 vjeçar nga Laçi i cili përndiqte dhe dhunonte në mënyrë të vazhdueshme të dashurën është arrestuar nga Policia e Komisaratit nr 2 në Tiranë.

A.K u ndalua në rrugën ‘Myslym Shyri’, pasi ishte shpallur në kërkim policor.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish  të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco