Aksident i rëndë në Korçë, plagosen 4 persona

Aksident i rëndë në Korçë, plagosen 4 persona

12:52, 16/07/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Bilisht si pasojë e të cilit janë plagusur 4 persona.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Cangonjit ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar 4 të plagusur emrat e të cilële nuk janë bërë të ditur.

Polica është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. 

Devoll
Informacion paraprak.

Më datë 16.07.2019, në aksin rrugor Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një mjet tip furgon me drejtues shtetasin L.M, 37 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin P.D, 54 vjeç banues në Bilisht.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip "Benz", të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco