Arrestohen dy ‘skifterë’ në Tiranë, dhunuan dhe grabitën 29 vjeçarin

Arrestohen dy ‘skifterë’ në Tiranë, dhunuan dhe grabitën 29 vjeçarin

16:47, 13/07/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka ndaluar ditën e sotme dy të rinj të cilët dyshohen se kanë hyrë në banesën e një personi dhe nëpërmjet dhunës i kanë marrë orën dhe celularin.

Kallëzimi është bërë nga shtetasi M.M, 29 vjeç, ku pas punës operative të Komisariatit Nr 1 u bë e mundur kapja e shtetasve Xh. F, 28 vjeç banues në Tiranë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si edhe K. A, 26 vjeç edhe ky i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhje’

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të K. A dhe XH. F.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco