FOTO dhe EMRI/ Si u përfshi në aksident makina diplomatike dhe kush është i plagosuri

FOTO dhe EMRI/ Si u përfshi në aksident makina diplomatike dhe kush është i plagosuri

18:52, 10/07/2019
A+ Aa A-

Policia ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti i pasdites në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë kthesës së Urës së Murrashit, ku një automjet i ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip Benz.

Sipas policisë i plagosur në këtë aksident ka mbetur shtetasi Besnik Gora që udhëtonte me mjetin tip Benz i cili është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që të lënduar por disi më lehtë kanë mbetur dy personat që udhëtonin me mjetin me targa diplomatike

Ndërkohë që siç shikohet edhe nga fotot e siguruara në vendngjarje, makina tip Benz ka pësuar dëmtime të shumta

Ndërkohë që gjatë pasdites së sotme janë shënuar edhe dy aksidente të tjera përkatësisht në Rrogozhinë ku janë plagosur dy persona, pasi makina ku po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Ndërsa një tjetër aksident u shënua edhe në Balldren ne rrugën Elbasan-Peqin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco