500 mijë euro dëm kompanisë, arrestohet 29-vjeçari, punonte në ‘Call Center’

500 mijë euro dëm kompanisë, arrestohet 29-vjeçari, punonte në ‘Call Center’

12:30, 03/07/2019
A+ Aa A-

Seksioni i Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë arrestuan një 29 vjeçar, banues në Berat dhe punonjës në një call center në Tiranë.

Në vijim të operacionit “ÇENTRALISTI” u arrestua i riu me iniciale F. P, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur urdhrin e ndalimit për të më 19.02.2018 për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“F. P., 29 vjeç, në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm, duke kryer aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie celulari (jashtë shtetit Itali).

Së bashku shtetasit kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundraligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call-Center në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar ksaj kompanie,”-raporton policia.

Ndalimi i 9 personave u bë më 27 shkurt 2019, pasi hetimet kishin filluar 8 muaj më parë. Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa 6 u shpallen në kërkim, mes tyre edhe F. P.

Të ndaluarit më 29 shkurt janë:

J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë

A. V., 30 vjeç, banues në Fier

E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë

F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë

S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë

A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë

O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë

A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë

D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco