Ishtë tapë, qëllon me automatik në ajër,  arrestohet lezhjani

Ishtë tapë, qëllon me automatik në ajër, arrestohet lezhjani

09:48, 25/06/2019

Eshtë arrestuar një person në lezhë pasi në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.

Pas kontrollit të uniformave blu janë sekuestruar edhe 2 armë zjarri dhe një granatë dore ofensive.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga policia

Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një granatë dore ofensive

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

Ky shtetas, në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një granatë dore ofensive

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike". parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco