Shkatërrohet banda e drogës në ishullin grek/ Në pranga 6 të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia

Shkatërrohet banda e drogës në ishullin grek/ Në pranga 6 të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia

15:53, 23/06/2019
A+ Aa A-

Shkatërrohet një bandë transportuesish droge që furnizonte baret në ishullin turistik grek, Mykonos.

Në pranga kanë përfunduar gjashtë të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia, të cilët fshihnin tërë llojet e drogërave të forta në një magazinë me të cilat kishin për qëllim të tregtimin nëpër bare dhe klube nate në ishullin kozmopolit.

Një  22-vjeçar shqiptar u arrestua kur po zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës teksa në valixhen e tij u zbuluan  dy pako njera me  57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.

Shqiptari u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan  dhe u arrestuan edhe të gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç, ndërsa u sekuestruan edhe  dy pako me  methamphetamine (MDMA) me peshë  47.01 gram si dhe dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me  kokainë me peshë 14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë  të panjohur të cilat u dërguan për analizë,  një rende metalike me mbetje hashashi, raporton News 24.

Në posedim të shtatë të rinjve, u gjetën dhe u sekustruan edhe  1,900 euro  të përfituara nga shitja e mallit  të paligjshëm, gjithashtu u sekuestruan  gjithashtu edhe 11 celularë për të cilët kërkohej konfidencialiteti për të identifikuar furnizuesit dhe “klientët” e tyre. Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht  për posedim, transport dhe trafik droge.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco