I dyti brenda disa orëve/ Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi

I dyti brenda disa orëve/ Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi

19:29, 19/06/2019
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Evia të Greqisë, i dyti brenda disa orëve.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë duke punuar dhe u rrëzua nga lartësia.

Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije, ndërkohë mësohet se, 43-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijentonte plagëve të marra.

Punëtori 43-vjeçar është shqiptari i dytë që humb jetën në Greqi brenda disa orëve.

Gjatë paradites së djeshme, në Fthiotida të Greqisë, humbi jetën një tjetër shtetas shqiptar, i cili gjithashtu ra nga një lartësi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco