VIDEO-EMRAT/ 1 milion euro bizhuteri, ja 3 shqiptarët e arrestuar për grabitjen e 66 vilave në Itali

VIDEO-EMRAT/ 1 milion euro bizhuteri, ja 3 shqiptarët e arrestuar për grabitjen e 66 vilave në Itali

19:00, 23/05/2019
A+ Aa A-

Në vazhdim të operacionit të policisë së Pordenone ku u arrestuan 3 shqiptarë, pasi akuzohen për vjedhjen e 66 banesave, policia ka gjetur stoli me vlerë 1 milion Euro që ishin përfituar nga grabitjet. 

Sipas policisë italiane, shqiptarët kanë kryer 66 vjedhje të shtëpive dhe vilave në Veri- Lindje të Italisë në periudhën Nëntor 2018 deri në Shkurt 2019.

Ditën e mërkurë policia ka zbuluar se banda e shqiptarëve kishte fshehur më shumë se 1.3 kilogramë stoli që kapin vlerën e 1 milionë Eurove, një pistoletë si dhe një kasafortë me municione.

Pas konfiskimit të telefonëve të tre shqiptarëve, u bë i mundur zbulimi i vendit ku fshiheshin bizhuteritë. Më pas grupi hetimor ka ushtruar kontroll në një banesë të braktisur si dhe në zonën e pyllëzuar që shtrihej përgjatë lumit në zonën e Coneglianese dhe Sacilese.

Policët kontrolluan në disa vende dhe zbuluan se grabitësit i kishin groposur xhevahiret dhe një pistoletë markë “Smith & Wesson Model 38”.
Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar në mënyrë që të identifikohen pronarët e bizhuterive të vjedhura. Zonat ku shqiptarët kanë kryer vjedhjet janë provincat e Pordenonit, Trevisos dhe Bellunos.

Në pranga kanë rënë Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, me precedent të mëparshëm kriminal, i cili jetonte në Conegliano në Via Kennedy; Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjet nga Peqini banues po në Conegliano, edhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi..

Sipas mediave italiane, tre shqiptarët e arrestuar janë në burg që prej 25 prillit dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se kanë kryer grabitjet. Shqiptarët ishin një shoqatë kriminale e mirë strukturuar, e specializuar për vjedhjet në shtëpi me zbritjen e kasafortave. 

Nga verifikimet e deri më tanishme, policia ka verifikuar se janë rreth 2 milionë Euro të ardhura që janë përfituar nga grabitjet e banesave dhe vilave.

Një pjesë e sendeve të vjedhura janë sjellë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco