Hoxha zbuloi krimin e nuses që helmoi vjehrrën, ja çfarë tha djali i viktimës në gjykatë

Hoxha zbuloi krimin e nuses që helmoi vjehrrën, ja çfarë tha djali i viktimës në gjykatë

16:49, 20/05/2019
A+ Aa A-

Marjana Çmeta dyshohet se vrau vjehrrën e saj Lirie Lami pasi e  helmoi me fototoksinë të hedhur në pije freskuese.

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dëgjuar dëshminë e bashkëshortit Oltion Lame.

Para Gjykatës djali i viktimës, ka treguar se si e mori vesh vdekjen dhe më pas për vrasjen e nënës nga videoja e një hoxhe.

Oltion Lame tha se ish-gruaja e tij dhe nëna e tij kishin shpesh konflikte madje duke u zënë edhe fizikisht, aq sa prindërit kishin ikur edhe nga shtëpia.  

Ndërkohë që Marjana dyshonte se nëna ndikonte më marrëdhënien midis tyre.

Lame tha se ditën kur ndodhi ngjarja nëna i kishte thënë se do të shkonte te shtëpia të çonte qumështin, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit të tij për në punë.

Pas dëshmisë së djalit, dëshmuan edhe 6 dëshmitarë të tjerë të cilët t6reguan momentin s e si e kishin gjetur të pajetë Lirie Lamin dhe me shenja në faqen e majtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco