Dy të vdekur nga aksident tragjiki në Kavajë, makina përplasi nënën me dy vajzat … FOTOT

Dy të vdekur nga aksident tragjiki në Kavajë, makina përplasi nënën me dy vajzat … FOTOT

22:51, 14/05/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të Kavajës.

Një makinë me targë AA616VO që drejtohej nga një i ri që e kishte marrë me qira ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe si pasojë e lagështirës duke marrë përpara një grua me dy vajzat që po ecnin në trotuar.

Përplasja ka qenë fatale për nënën që ka humbur jetën në vend nga goditja, ndërsa në gjendje të rëndë në spital janë dy vajzat. Viktima e dytë është pasagjeri që ka qenë në makinë.

Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është arrestuar nga policia.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Xxx14/05/2019 23:36

    Tmerr ...burg dhe celesat ne det per te papergjegjshem si ky..

    Shto koment

    Denonco