VIDEO/ Theu arrestin shtëpiak dhe dilte rrugëve me armë, lezhjanët në panik telefonojnë Policinë

VIDEO/ Theu arrestin shtëpiak dhe dilte rrugëve me armë, lezhjanët në panik telefonojnë Policinë

09:09, 02/05/2019
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçar me iciale e.N. i cili kishte thyer arrestin shtëpiak dhe  qarkullonte rrugëve në Rreshën me makinë i armatosur, bashkë me një mikun e tij. Qytetarët në panik kanë njoftuar Policinë, e cila i arrestoi të dy, por që nuk harroi të falenderonte publikisht.

Mbi bazën e këtij informacioni, Njësia operacionale "Shqiponja" Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Mirditës, kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit dhe të dy shtetasve që ndodheshin në të. U arrestuan:

E.N., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili udhëtonte me mjetin e tij larg banesës, në aksin rrugor Rrëshen - Milot, edhe pse ndaj tij më vendim datë 10 prill 2019, Gjykata e Apelit Shkoder kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës".

N.K.28 vjeç, banues ne Lalm i Ri Lezhë, pasi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi E.N. dhe gjatë kontrollit fizik policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri tip pistoletë me pesë fishekë të cilën e mbante pa leje.

Dosja e E.N. i kaloi Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe në ngarkim të të dytit, shtetasit N.K.për veprën penale “Armëmbajtje pa leje".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco