Moti i keq/ Tragetet nga Durrësi u nisën 7 orë me vonesë

Moti i keq/ Tragetet nga Durrësi u nisën 7 orë me vonesë

08:31, 24/04/2019
A+ Aa A-

Si pasojë e motit të keq, dy tragetet që duhet të niseshin mbrëmë nga porti i Durrësit, u nisën sot në mëngjes, 7 orë me vonesë nga orari i paracaktuar. Parashikohet që ato të mbërrijnë në Bari gjatë mesditës, ndërsa tragetet e linjës Bari-Durrës mbërritën në orarin e duhur.

Në det të hapur dallgët arrinin 9 ballë. Sot në mëngjes deti është qetësuar. Edhe ditën e sotme, anijet e tonazhit të vogël si edhe peshkarexhat do të qendrojnë në port.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco