Si u lirua grabitësi i dyshuar i Rinasit nga gjyqtarja që u sulmua me acid

Si u lirua grabitësi i dyshuar i Rinasit nga gjyqtarja që u sulmua me acid

18:42, 22/04/2019
A+ Aa A-

Klement Çala, i dyshuar si një nga grabitësit e Rinasit, është në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke për vepra të rënda penale,

Çala thuhet se është një nga personat që ka marrë pjesë në grabitjen e ndodhur në Bankën e Trikallas në vitin 2013, ku u vodhën 1 milion euro si edhe mbeti i vrarë një polic.

Ai u arratis nga burgu i Trikallas dhe hyri në Shqipëri bashkë me Admir Murataj, Marjan Kolën dhe Ilir Kupën.

Çela u arrestua në vitin 2015 nga Policia e Vlorës por çuditërisht u la i lirë nga Gjykata e këtij qyteti edhe pse ndaj kishte në ngarkim një dosje të rëndë penale.  

Edhe pse ishte dënuar me 25 vite burgim në Greqi, Çala qëndroi në burg vetëm 5 muaj.

Në nëntor të këtij viti, gjyqtarja e kësaj gjykate, Mirela Mishgjoni, e cila më herët ishte sulmuar me acid, vendosi ta dënojë 29 vjeçarin me 5 vite burg, për akuzën e “Falsifikimit të pasaportës”, “Armë mbajtjes pa lejë”, “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.

Dënimi me 5 vite burgim për Çalën, u konvertua nga gjyqtarja Mishgjoni në shërbim prove në Vlorë, duke e hequr nga masa e sigurisë “Arrest me burg”, duke e urdhëruar që të mbante kontakte me shërbimin e Provës,

Vetëm një muaj më pas, dyshohet se Klement Çala ka marrë pjesë në grabitjen e ndodhur më 3 dhjetor në Qafë-Kashar

Edhe pse vendimi për lirimin e tij nga burgu u hodh poshtë nga Apeli Vlorë, Çala që nga ajo kohë nuk dihet se ku është.

Ndërsa emri i tij qarkullon sa herë ka grabitje të mëdha si ajo e fundit në Rinas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco