Vrau 8 familjarë të tij, policët ‘As qan, as qesh, ka një pamje të frikshme psikopatie ....'

Vrau 8 familjarë të tij, policët ‘As qan, as qesh, ka një pamje të frikshme psikopatie ....'

19:42, 15/04/2019
A+ Aa A-

Ritvan Zykaj vrau 8 pjesëtarë të familjes së tij verën e kaluar në Selenicë të Vlorës.

Gjyqi ndaj tij vazhdon edhe pse shumë prej dëshmitarëve nuk gjenden, pasi mendohet se kanë ikur nga Shqipëria.

Por sipas prokuorit të çështjes, mungesa e dëshmitarëve nuk do e ndalojë procesin.

Të mërkurën e kësaj jave, gjyqtari Ervin Trashi do të dëgjojë ata dëshmitarë të mbetur në fshatin Resulaj.

Ose do të marrë parasysh deklaratat që ata kanë dhënë më herët në polici.

Ritvan Zyka aktualisht mbahet në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës.

Ai nuk pranon të flasë me askënd, ndërsa policët e përshkruajnë si një tip që as qan, ‘as qesh dhe ka një pamje psikopatie të frikshme’

Ndërkohë që askush nuk interesohet më për fatin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco