Fëmija i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia merr flake në Elbasan

Fëmija i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia merr flake në Elbasan

17:13, 15/04/2019
A+ Aa A-

Mund të përfundonte tragjikisht por për fat, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur ngjarjen e rëndë në Elbasan.

Një fëmijë i vogël teksa ishte në shtëpi me nënën e tij e cila ishte duke përgatitur drekën, e ka mbyllur atë në ballkon.

Nëna ka dalë nga kuzhina një moment dhe teksa qëndronte në ballkon, djali i vogël i ka mbyllur derën nga brenda.

Për pasojë ajo ka mbetur në ballkon, ndërsa në kuzhinë ka rënë zjarr. Zjarri për fat nuk shënoi pasoja në njerëz.

Banesa e tyre ndodhet pranë shkollës “Ali Agjah” në qendër të qytetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco