Hidhte mbeturina në liqen, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Lin

Hidhte mbeturina në liqen, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Lin

21:02, 05/04/2019
A+ Aa A-

Një person është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas hedhjes së inerteve në liqen duke sjellë ndotjen e tij. Sipas burimeve G.A, 60 vjeç, njëkohësisht kryeplaku i fshatit Lin në Pogradec, u procedua penalisht pas publikimit të këtij rasti në një portal online.

Materialet për 60 vjeçarin u referuan pranë Prokurorisë për veprën penale “Ndotja e ujërave”. Ndërkohë policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast shkelje, duke siguruar verifikimin e këtyre të fundit prej saj.

Njoftimi i policisë:

Hodhi materiale inerte në liqen duke shkaktuar ndotje të ujit, procedohet penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Lin.

Pas publikimit të rastit në një portal online, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet pranë Prokurorisë për veprën penale “Ndotja e ujërave” për shtetasin G.A, 60 vjeç, pasi dyshohet se në afërsi të fshatit Lin, ka hedhur materiale inerte në liqen duke shkaktuar ndotje të ujit.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast, duke iu siguruar se do të bëjë verifikimin e duhur për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkelësit e ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco