I vunë flakën mobilerisë në Nikël, arrestohen dy persona Foto Ilustruese

I vunë flakën mobilerisë në Nikël, arrestohen dy persona

08:32, 02/04/2019
A+ Aa A-

Janë arrstuar tre persona në Krujë pasi dyshohet se i vunë flakën mobilierisë në Nikël.

Në pranga A. M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, banues në Tapizë

Të arrestuarit i kanë vënë flakën mobilierisë së 55-vjeçarit B.D.

Uniformat blu arrestuan shtetasit me iniciale A.N., 26-vjeç dhe N.M., 58 vjeç, të dy banues në Tapizë.

Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë flakën mobilierisë në pronësi të shtetasit B.D., 55-vjeç.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit të së hënës (1 prill) në Nikël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri "pushkë", model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco