VIDEO: Ja si u përfshi nga flakët nënstacioni elektrik i Tepelenës

VIDEO: Ja si u përfshi nga flakët nënstacioni elektrik i Tepelenës

15:13, 31/03/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot nënstacionin e Krahësit në Tepelenë. Si pasojë e një lidhjeje të shkurtër në rrjet është djegur edhe transformatori. Të paktën 1500 abonentë raportohet të kenë mbetur pa energji për mbi 24 orë.

Mendohet që nesër pasdite të bëhet ndërrimi i transformatorit. Specialistët e OSHEE ndodhen në terren.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të avarisë në transformatorin e nënstacionit Krahës, sot rreth ores 15.00 ku mori flakë ky transformator, kanë mbetur pa energji disa fshatra të Tepelenës: Lulezim, Krahes 1, Krahes 2, Xhaxhaj, Levan, Bardhaj, Zhulaj, Allkomemaj, Kamçisht, Toç, Koshtan, Canometaj, Toçi Ri, Shehaj, Martalloz lab, Dhemblan, Sinanaj, Matohasanaj, Mamugjinaj, Dorez, Kalivaç, Leshnje, Perparim, Iliras, Zhapokike, Amanikaj Grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e avarisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco