Saga e vrasjeve në Shkodër/ Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar ditën e sotme?

Saga e vrasjeve në Shkodër/ Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar ditën e sotme?

10:05, 30/03/2019
A+ Aa A-

Dy persona janë vrarë në Shkodër, në lagjen "Kiras". Dy personat që kanë humbur jetën janë Astrit Bilali, Ibrahim Bilali.

Që të dy personat, siç mund thonë edhe rekordet policore, janë persona me precedentë të mëparshëm penalë dhe emra të njohur për sistemin e drejtësisë në vend.

Ata janë përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç është edhe një grabitje me pasojë persona të plagosur.

Veëllezërit Bilali njihen si pjesë e grupit të Bajrave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një konflikt me shumë viktima me fisin Liçi, ndërsa CV e tyre kriminale duket se nuk është e vogël.

Kujtojmë se Fatbardh Liçi është ekzekutuar më 10 gusht të 2018-ës.

Çfarë ndodhi në qershorin e 2016?

Një grabitje me dhunë dhe me armë, ka përfunduar me prangosjen e katër grabitësve, ndërsa dy të plagosur, viktima të grabitjes kanë përfunduar në spital.

Burime të drejtorisë Vendore të Policisë së Shkdorës, bëjnë të ditur se dje, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar dy persona me iniciale E. Gj., 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër dhe G. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet proceduriale rezultoi se personit  me iniciale E. GJ., i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë (të reja) dhe një telefon I-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford “Focus” ngjyrë të zezë dhe një autoveturë tjetër.

Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar  operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i operacionit  u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 4 personave, Ardit Torishta, Bekim Torishta, 

S. B.,  dhe Endri Mustafa, si dhe u bë shpallja në kërkim i A. B.,  27 vjeç, banues në Shkodër.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj E. Gj., dhe G. M.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy)  gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim), si dhe ai Brahim Bilalit. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh. 

Të arrestuar

– Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
– Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
– S. B., 16 vjeç, banues në Shkodër.
– Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).
Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i të shpallurit në kërkim Asmer Bilali).
– Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër.

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale

– 6 (gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus  i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar 
– 2 (dy) antiplumba 
– 305 (treqind e pesë) copë fishekë model 56
– 5 (pesë) krehra armë zjarri automatikë
– 2 (dy) krehra pistoletë  TT 
– 5 (pesë) skafandra motorri
– 4 (katër) maska dhe 4 (katër) kapuça me ngjyrë të zezë
– 7 (shtatë) copë fishekë model 54
– 3(tre) gëzhoja model 54 
– rroba me mbetje si  njolla gjaku,
-8 (tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Astrit Bilalit

– 1 (një) arme gjahu çifte 
– 1 (një) pistoletë me mulli pa numër  
– 1 (një) armë gjahu shotgan 
– 1 (një) thikë  dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Brahim Bilalit

– 3 arme zjarri kallashnikov, 
– 1 (një) silenciator me ngjyrë të zezë.
– 1 (një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër (e ngjashme me automatikun Tomson) 
– 2 (dy) krehra pistoletë TT  dhe 3 krehra me fishekë automatiku.
– 7 (shtatë) kallëpe tritoli 200 gram 
– 1 (një) kuti me kallëpe tritoli, 
– 10 (dhjetë) kapsolla detonatorë elektrike me përcjellës dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellës ,
 – 23 (njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm, 
– 190 (njëqind e nëntë) fishekë  model 56 kalibri 7.62 mm.

Por Astrit Bilalit i del emri edhe si i përfshirë në grupin e famshëm të Shijakut, Avdylajt, të njohur tashmë për trafikun e lëndëve narkotike.

Rezulton se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të antgazhuara dhe organizatat e tjera kriminale.

Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drjet vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka.

Gjatë një përgjimi të datës 4 shkurt 2017, vetëm dy ditë pas kapjes së ngarkesës me 2 ton kanabis në Itali, Astrit Avdyli telefonon Petrit Sulejmanin dhe e pyet nëse ishte kthyer dhe në ishte kthyer “me det apo me tokë”. Ndërsa në muajin qershor 2018, pak kohë para se policia të godiste grupin e Bajrave në Shkodër, dalin përgjimet që kanë krijuar edhe lidhjet mes Avdylajve dhe Bajrave.

Në skenë dalin Astmer Bilali, ish-kampioni I boksit që në fillim të muajit shtator u arrestua bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të organizatës. Astmer Bilali, sëbashku me një tjetër sportist, ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin trafik kanabisi, që sipas “Prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupit. 

Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur deh në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se kanë ardhur ata shokët, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty, duke nënkuptuar sasinë e kanabisit. Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xheleku dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit. 

Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se shtetasit Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me Gjevi Ndokën, Danjan Ndokën dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco