Luftë me armë zjarri pranë staciionit të trenit, arrestohen kushërinjtë shqiptarë, emrat

Luftë me armë zjarri pranë staciionit të trenit, arrestohen kushërinjtë shqiptarë, emrat

20:47, 28/03/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar sot dy shtetas shqiptarë, të cilët më 9 shkurt u përfshinë në një sherr masiv me kaçavida, shkopinj dhe sende të tjera të forta, duke përfunduar në të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në Salsomaggiore dhe të arrestuar janë kushërinjtë Halil dhe Renati Mustafaj, të dy 32 vjeçar.

Ai që ka denoncuar në polici ka qenë pronari i makinës, i cili ishte goditur nga të shtënat me armë zjarri.

Ai u tha karabinierëve se kishte qenë viktimë e një tentative vrasjeje, ndërsa hetuesit dyshojnë se sherri masiv lidhej me zgjidhjen e llogarive që kanë të bëjnë me çështjet e drogës.

Sherri në Salsomaggiore shpërtheu pranë stacionit të trenit ku një grup shqiptarësh u përfshinë në një sherr të përgjakshëm.

Karabinierët gjetën gjurmë gjaku në zonë por që nuk korrespondojnë me plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Disa dëshmitarë panë gjithashtu një makinë të vogël gri u largua pas incidentit, ndërsa ngjarja vazhdon të vishet me hije misteri mbi rrethanat për të cilën ndodhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco