Vodhën dhe dhunuan familjarët në Mallakastër, gjykata lë në burg dy të rinjtë

Vodhën dhe dhunuan familjarët në Mallakastër, gjykata lë në burg dy të rinjtë

12:48, 26/03/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Fierit ka vendosur masën arrest me burg për dy të rinjtë që grabitën me dhunë një banesë Greshicë të Mallakastrës.

Klejdi Saliaj, 21 vjeç, dhe Arber Muçaj, 22 vjeç, të dy banues në Panahor, grabitën banesën e Përparim Merdanit, dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta dhunuan familjarët duke u marrë një sasi lekësh.

Të rinjët, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi, u arrestuan vetëm dy ditë pas ngjarjes, më 24 mars. 

Ndërsa një person i tretë, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur është shpallur në kërkim.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco