Pas krimit të djeshëm në qendër të Tiranës, policia ka vijuar hetimet lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë.
Bëhet e ditur se nga hetuesit e policisë është marrë në pyetje gruaja e Agim Arapit, pronar i një picierie në Durrës i cili u vra më 11 prill 2017.
Bashkëshortja e të ndjerit akuzonte dhe Jurgen Kurtin si një nga autorët e krimit por krimin e mori përsipër Kujtim Ekonomi i cili u dënua me 5 vite burg.
Mësohet se ajo ka mohuar të kenë gisht në këtë vrasje dhe u kanë thënë që të mos i hapnin plagët e vjetra. “Ia kisha lënë çështjen në dorë drejtësisë" mesohte të këtë dekraura gruaja.
Një nga pistat e hetimit është dhe hakmarrja.
Gjithashtu Vjollca Arapi shprehu keqardhjen për nënën e Jurgen Kurtit.
“E dëgjova në media për vrasjen. Me erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nënen e tij që i iku djali dhe i them se une dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe beri kontroll. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk u vu ne vend per bashkeshortin tim sepse u ble me para”- tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit.
Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar i janë afruar pranë shtëpisë ku banon 26 vjeçari dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Viktima i njohur si menaxheri i VIP-ave, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Jurgen Kurti ishte ndaluar nga policia dy herë për përfshirjen në dy vrasje. Në 2016 ai u arrestua së bashku me dajën Leonad Ristani për vrasjen e babait të Jurgenit, Artur Kurti.
Por daja mori përsipër autorësinë e vrasjes dhe Jurgeni u lirua.
Një vit më vonë ai do të përfshihej në një tjetër ngjarje, kësaj here për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.
Por pas verifikimit të pamjeve filmike e provave në vendin e ngjarjes rezultoi se vrasja është realizuar nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve, Jurgen Kurti nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë, kështu që u lirua.
© SYRI.net