‘Boo kush e duron. Do më kërkojë lekët'/ Zbardhet dëshmia e mikut të vrasësit në Tiranë

‘Boo kush e duron. Do më kërkojë lekët'/ Zbardhet dëshmia e mikut të vrasësit në Tiranë

16:32, 17/03/2019
A+ Aa A-

Menjëherë pas arrestimit të mikut të vrasësit të 62-vjeçarit, ngjarje kjo që tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme, News 24 ka siguruar dëshminë e tij të dhënë për policinë.

Sipas dëshmisë së mikut të Myrtajt, 62-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmë tek ‘Liqeni Artificial’ sapo kishte parë autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtajn, i është afruar duke e ofenduar, ndërsa më pas, kjo skenë ka degjeneruar në përleshje fizike dhe sipas Myftar Pashës, pas këtij veprimi, miku i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt 62-vjeçarit.

Ai tha para policisë se nuk e dinte se miku i tij kishte armë me vete, ndërsa shtoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kohë shumë të shpejtë.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon më pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi më shoqëroi. Ishim duke ecur te dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me te birin. Islami me tha “boo kush duron këtë, do më kujtojë lekët”.

Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

Policia ndërkohë vijon punën për kapjen e atentatorit, i cili i largua mbrëmë nga vendngjarja, pasi qëlloi  5 herë në drejtim të 62-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

B17/03/2019 20:00

Keto jane mashtrimet e policise per te mbuluar krimin ,PD duhet menjehere te ineresohet per ngjarjen dhe ta zbardhe nepermjet juristave dhe familjareve te viktimes se duket eshte dora e shtetit dhe ta nxjerrin zbuluar kete shtet kriminal dhe idjot .

Shto koment

Denonco